Struktura aksionere

MIDF është strukturuar si fond me nivele të ndryshme kapitali, secili prej tyre me profil të ndryshëm risku dhe kthimi në kapital në mënyrë që të gjejnë vend investitorë me nivele të ndryshme tolerance ndaj riskut. Si i tillë, MIDF është një mundësi e përshtatshme investimi për institucione financiare ndërkombëtare, agjensi donatore dhe investitorë institucionalë të sektorit privat.

Fondi emeton tre kategori aksionesh me nivele të ndryshme ndërvarjeje, risku, kthimi në kapital, dhe afatesh. Kategoria “A” përfaqëson nivelin më të mbrojtur të kapitalit ndërsa kategoria “C” janë aksionet më riskorë, sepse mbajnë porcionin e parë në rast humbjeje.