Organizimi

Struktura Ligjore 

Fondi i Zhvillimit të Infrastrukturës Komunale, ligjërisht i emërtuar ‘MIDF S.A., SICAV-SIF’, është një shoqëri investimi me kapital të ndryshueshëm (“société d’investissement à capital variable”) që rregullohet nga ligji i Luksemburgut i datës 13 Shkurt 2007 (sipas ndryshimeve). MIDF është nisur nga iniciativa e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) dhe KfW. Përveç EBRD dhe KfW, janë tre investitorë institucionalë, përfshirë: qeveria gjermane, përfaqësuar nga Ministria Federale për Bashkëpunim e Zhvillim (BMZ), qeveria zvicerane, përfaqësuar nga Sekretariati Shtetëror për Çështjet Ekonomike i Konfederatës së Zvicrës (SECO), si dhe Administratori i Fondit MIDF, Frankfurt School for Financial Services (FSFS). 

Struktura Organizative

Bordi i Drejtorëve

MIDF drejtohet nga një Bord Drejtorësh (Drejtorët) që përfaqësojnë aksionerët. Aksionerët e çdo kategorie aksionesh munden të japin propozime në Asamblenë e Përgjithshme të Aksionerëve mbi kandidatët për pozicionin e Drejtorit të Fondit. Bordi mban përgjegjësi të përgjithshme për të gjitha aspektet e administrimit të Fondit. Në veçanti, Bordi është i ngarkuar të përcaktojë politikën e biznesit për Fondin dhe të sigurojë përputhshmëri me misionin e tij. Bordi emëron dhe largon Administratorin dhe pjesëtarët e Komitetit të Investimeve.

Komiteti i Investimeve

Komiteti i Investimeve zgjidhet nga Bordi. Të gjitha investimet apo tërheqjet nga të tilla investime të propozuara nga Administratori aprovohen nga Komiteti i Investimeve. Komiteti i Investimeve gjithashtu mbikqyr veprimtarinë e Administratorit dhe ndjek performancën e portofolit të investimeve dhe përputhshmërinë me udhëzimet e brëndshme për investime të Fondit.

Administratori

Administrimi i përditshëm i aktiveve dhe operacioneve të MIDF i është deleguar një Administratori. Administratori është një konsorcium midis Frankfurt School Financial Services (FSFS) dhe Eptisa Servicios de Ingeniera S.L. (Eptisa). Administratori zgjedh bankat pjesëmarrëse, rishikon me kujdes investimet si kredi të propozuara nga bankat pjesëmarrëse, monitoron performancën e portofolit të investimeve, dhe siguron përputhshmëri me rregulloret përkatëse të MIDF mbi prokurimin si dhe procedurat për respektimin e ambientit. Administratori gjithashtu administron asistencën teknike (Asistenca Teknike).