Austri

Qeveria Austriake, Ministria Federale e Financave: Nisur nga tradita e marrëdhënieve kulturore, ekonomike dhe politike, Austria i ka dhënë gjithmonë rëndësi të veçantë Ballkanit Perëndimor, dhe kjo shfaqet në vëmendjen e madhe që ka Ministria Federale e Financave në kontekstin e Programit të Jashtëm Ekonomik të saj. Në mbështetje të misionit të MIDF-së, Ministria Federale e Financave e Austrisë jep financime grantesh për Asistencën Teknike ndaj klientëve të MIDF-së dhe, në raste projektesh me prioritet të lartë, edhe grante si bashkëfinancim.

Government of Austria, Federal Ministry of Finance for MIDF

Zvicra

Konfederata Zvicerane, Sekretatiati Shtetëror për Çështjet Ekonomike (SECO): SECO është qendra e kompetencës për bashkëpunim për zhvillim ekonomik ndërkombëtar e Konfederatës Zvicerane. Synimi i saj është të sigurojë rritje ekonomike të qëndrueshme duke promovuar një kornizë të shëndoshë kushtesh dhe principesh qeverisëse për një zhvillim ekonomik e tregtar në vendet partnere dhe duke ndarë me to ekspertizën e vet dhe financuar projekte. Si e tillë, SECO promovon misionin e MIDF-së për të zhvilluar sektorë të qëndrueshëm dhe efiçientë financiarë si dhe për të mundësuar dhënien në mënyrë të sigurtë dhe të përballueshme nga qytetarët të shërbimeve infrastrukturore baze. SECO nuk është vetëm një aksioner i MIDF-së, por gjithashtu jep grante për Asistencën Teknike dhe ekspertizë në administrimin e Njësisë së Asistencës Teknike brënda Fondit.

Swiss Confederation, State Secretariat for Economic Affairs (SECO) for MIDF