Kirk Mildner (Kryetare Bordi)

Z. Kirk Mildner  (Ph.D.)  ka një historik të gjatë me financimet për infrastrukturë dhe zhvillimin e sektorit financiar. Nga muaji gusht 2014 ai drejton divizionin e insfrastrukturës urbane dhe transportit në departamentin e Evropës juglindore dhe Turqisë të KfW-së. Ai është përgjegjës për një portfol të gjerë projektesh të usjësjelljes, trajtimit të ujrave të zeza e mbetjeve, ripërtëritjes urbane, dhe transportit në 9 shtete me një volum total prej mbi 2 miljardë Euro. 

Nga viti 2009 deri në 2014 ai ka qenë Drejtor i Zyrës së KfW në Pekin duke u fokusuar në financimet e projekteve të trajtimit të ujrave të zeza, mbeturinave, ngrohjes qendrore dhe transportit. Para se të vendosej në Kinë, ai punoi si Administrator Kryesor për Vendet në Ballkanin perëndimor dhe si Ekonomist Kryesor për vendet në zhvillim të Evropës. Në periudhën 1996-2004 ai ishte i ngarkuar në Zyrën e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, duke shërbyer si Konsull in ambasadat gjermane në Moskë, Minsk, dhe Kiev. 

Z. Mildner ka studiuar Ekonomi, Politikë dhe Studime të Evropës Lindore në Berlin, Shën Petersburg, Zagreb dhe St. Andrews, ka publikuar gjerësisht rreth ekonomive në tranzicion dhe çështjeve të Evropës Lindore, dhe flet rrjedhshëm gjuhën ruse, serbe, dhe atë ukraniane. Ai ka ndihmuar për startimin e mjaft institucioneve të mikrofinancës dhe ka qenë pjesë e bordeve drejtuese të tyre, përfshirë Fondin Gjermano-Ukranian, Bankën VTB Longang Bank (Shenzhen), si dhe MicroCred të Kinës.

Jean-Patrick Marquet (Drejtor)

Z. Marquet është drejtor i departamentit të Infrastrukturës Komunale dhe Ambientale të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD), me qendër në Londër, Angli. Departamenti përfshin rreth 50 bankierë dhe specialistë të shërbimeve publike komunale që trajtojnë projekte të ujësjelljes, trajtimin e ujrave të zeza e mbetjeve, transportin urban dhe sistemet e ngrohjes qëndrore. Ky Departament mbulon në Evropën qëndrore e lindore, Ballkanin perëndimor, Ukrainën, Turqinë si dhe vendet e Mesdheut jugor e lindor. Në 20 vitet e fundit, departamenti i infrastrukturës i ËBRD-së ka investuar rreth 5 miliardë Euro në 300 projekte në këto vende.

Përpara emërimit të tij si drejtor i Departamentit të Infrastrukturës Komunale dhe Ambientale në vitin 2008, Z. Mrquet ka qenë Bankier i Lartë në Departamentin e Burimeve Natyrore të EBRD-së që mbulon projekte minerare të naftës dhe gazit që nga vitit 2001. Më herët, ai ka qenë specialist i financimit të projekteve me bankën Crédit Lyonnais në Paris dhe Londër. 

Formimi akademik i Z. Marquet përfshin diplomat Master në Menaxhim nga Shkolla e Menaxhimit HEC në Paris dhe Master Jurisprudencë nga Universiteti Paris-II (Panthéon-Assas).

Holger Muent (Drejtor)

Z. Holger Muent (Ph.D.) është drejtor për Ballkanin Perëndimor të Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD). Ai është udhëheqës i operacioneve të EBRD-it në Serbi, Shqipëri, Bosnje, Kosovë, Mal të Zi dhe Maqedoni. Ai është përgjegjës për ofrimin e fondeve prej 1 miliard EUR në vit për bizneset e reja si dhe menaxhimin e portfolios prej 5 miliard EUR me një personel të përbërë prej 55 punëtorëve. Para emërimit të tij si drejtor për Ballkanin Perëndimor, z.Muent ishte një bankier i lartë në Grupin e Biznesit për Evropën Jugore, Lindore, Kaukaz dhe Azinë Qendrore në EBRD. Detyrat e tij përfshinin ekzekutimin e transaksioneve në sektorin privat në vendet ku vepronte Grupi i tij i Biznesit. Në fillim të karrierës së tij në EBRD, z.Muent punoi për Zyrën e Krye Ekonomistit dhe Grupit për Biznesin e Vogël. Përpara se të vinte në EBRD, në vitin 1999, z.Holger përfundoi studimet e doktoraturës në Shkollën për Ekonomi dhe Shkenca Politike në Londër. Z. Muent është shtetas gjerman, dhe ka diplomë në Administrim Biznesi, Ekonomi dhe Inxhinieri (Wirtschaftsingenieurwesen) nga Universiteti i Karlsruhe në Gjermani.