Bankat Pjesëmarrëse

MIDF zgjedh me kujdes bankat pjesëmarrëse mbi bazë kriteresh strikte që përfshijnë, midis të tjerash, një pozicion të qëndrueshëm financiar, integritet dhe procedura solide për parandalimin e pastrimit të parave, qeverisje të shëndoshë korporative, predispozicion për angazhim në projekte komunale, etj. Mbështetur nga ekspertiza në MIDF, asistenca teknike, dhe instrumentat e kredidhënies, bankat pjesëmarrëse janë shtytësit e investimeve të MIDF në terren. Ato japin kredi dhe resurse për realizimin e suksesshëm të investimeve infrastrukturore që synohen.

Nëpërmjet bashkëpunimit frytëdhënës me bankat pjesëmarrëse, MIDF mobilizon kapitalin e sektorit privat në rajon për të zmadhuar impaktin e misionit të vet si dhe për të përmbushur nevojat për financim. Nëpërmjet trajnimeve dhe implementimit të praktikave më të mira në këtë fushë, MIDF gjithashtu ndihmon bankat pjesëmarrëse në përforcimin dhe ekzekutimin e strategjisë së tyre për kreditimin komunal. 

MIDF ofron disa instrumenta kredie në mbështetje të bankave pjesëmarrëse, përfshirë: 

  • Linja kredie – MIDF u ofron likuiditet shtesë bankave pjesëmarrëse me kushte tregu. Nga ana e tyre, bankat pjesëmarrëse mund të zgjerojnë kredidhënien ndaj klientëve përfitues.
  • Pjesëmarrje në risk e financuar– MIDF i ofron financim të pjesshëm bankës pjesëmarrëse, sipas një kuote të rënë dakort paraprakisht, për të bashkëfinancuar investime të pranueshme duke marrë përsipër po të njëjtën kuotë risku të kredisë.
  • Pjesëmarrje në risk e pafinancuar – MIDF i garanton bankës pjesëmarrëse një kuotë nga financimi që jep kjo e fundit tek përfituesi i kredisë, dhe ndan me bankën me po të njëjtën kuote çdo humbje të mundshme në rast moskthimi nga përfituesi përfundimtar i financimit.

Në të gjitha rastet, është banka pjesëmarrëse subjekti që u kalon fondet përfituesve që ato të investojnë në projekte. Normat e interesit të kredive vendosen në mënyrë konkuruese nga bankat pjesëmarrëse në përputhje me politikat e tyre të brëndshme dhe vlerësimin e riskut. Shuma e kredive varion nga 100,000 EUR në 5 miljonë EUR, me afat maksimal prej 10 vitesh.