Politika e Privatësisë

Hyrje 

Kjo Politike Privatësie (“Politika e Privatësisë”) udhëheq përdorimin tuaj të faqes së internetit që operon fondi MIDF (“Faqja e Internetit”) dhe përcakton mënyrën në të cilën fondi MIDF përdor dhe proceson të dhënat tuaja personale që jepni nëpërmjet kësaj Faqeje Interneti. 

Të Përgjithshme

Në mënyrë që të mundësojë për ju këtë Faqe Interneti dhe per t’ju dhënë informacion shtesë, si dhe për të përmbushur obligimet e veta ligjore dhe rregullative, fondi MIDF duhet t’ju kërkojë disa informacione rreth jush.

Kjo Politike Privatësie përshkruan të dhënat personale që mbledhim rreth jush dhe mënyrën se si përdoret ky informacion. 

Duke përdorur Faqen tonë të Internetit apo duke ndarë me ne të dhënat tuaja personale, ju jepni pëlqimin për kushtet e kësaj Politike të Privatësisë dhe bieni dakort me të, dhe qartësisht jepni pëlqimin dhe bieni dakort që ne të përdorim të dhënat tuaja personale në mënyrën e treguar këtu. Nëse nuk bieni dakort me kushtet e kësaj Politike Privatësie, ju lutemi të mos regjistroheni në këtë Faqr Interneti apo ta përdorni atë. 

Fondi i Zhvillimit të Infrastrukturës Komunale, me seli në adresën “14 boulevard Royal, L- 2449” në Luksemburg, regjistruar në Regjistrin Tregtar dhe të Shoqërive (Registre de Commerce et des Sociétés) në Luksemburg, me numrin e regjistrimit B0174243, është njësia ligjore që mban përgjegjësi për mbledhjen dhe përpunimin e të dhënave tuaja personale. 

Për rrjedhojë, MIDF dhe përdorimi i të dhënave tuaja janë të mbrojtur sipas ligjeve dhe rregulloreve të mbrojtjes së të dhënave, siç ndryshohen herë pas here, si dhe sipas mbikqyrjes rregullative të Komisionit Kombëtar për Mbrojtjen e Të Dhënave (Commission Nationale pour la Protection des Données CNPD”), me seli në adresën “1, avenue du Rock’n’ Roll, L-4361” Esch-sur-Alzette. 

Mbledhja dhe Përdorimi i Të Dhënave Personale

Ne marrim informacionin për ju sipas asaj çka ju na jepni kur mbushni formularin e kontaktit në këtë Adresë Interneti. Informacion i tillë mund të konsistojë, dhe jo vetëm, në emrin tuaj, adresën email, adresën, numrin e telefonit si dhe çdo informacion tjetër personal që ju vendosni të përfshini në formularin e kontaktit. 

Ky informacion është i nevojshëm për ne që t’ju kontaktojmë për t’ju dhënë shërbimin apo informacion të mëtejshëm që mund të kërkoni, për të përmbushur detyrimet ligjore dhe rregullative të fondit MDIF, apo për të bërë të mundur zbatimin e kushteve të punës së Fondit. 

Ky informacion grumbullohet në mënyrë primare me qëllim që t’ju mundësojmë marrjen e shërbimit dhe informacionit të kërkuar nga ju, por mund të përdoret gjithashtu për qëllime marketingu. Gjithashtu, ne mund t’ju kontaktojmë për të kërkuar përshtypjet tuaja mbi shërbimin e dhënë nga MIDF, apo për qëllime të studimit të tregut dhe të tjera.

Nëse vendosni që nuk dëshironi të merrni me postë dhe/ose emaile nga ne apo agjentët tanë të shërbimit, ju lutemi të na e bëni me dije duke na nisur një email apo duke na shkruar dhe njoftuar se ju nuk doni të merrni më postë dhe/ose emaile. Ju lutemi na jepni emrin e saktë, adresën postare, dhe/ose adresën email. Ne do të sigurojmë që emri juaj do të hiqet nga lista jonë e adresave.

Gjithashtu, ne mbledhim disa informacione teknike (nëpërmjet përdorimit të skedareve “cookies”) kur ju vizitoni Faqen e Internetit siç janë adresa juaj IP, shfletuesi i internetit (“browser” dhe “browser plug-in types”), dhe versione e informacion mbi vizitën tuaj në mënyrë që të adminstrojmë dhe përmirësojme Faqen e Internetit dhe përmbajtjen e saj. 

Ne do të ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për aq kohë sa nevojitet për arsyet për të cilat këto të dhëna janë marrë dhe/ose deri në masën që jemi të detyruar për ruajtjen e tyre sipas kërkesave të legjislacionit mbi mbajtjen e të dhënave.

Më tej, informacioni juaj personal mund të përdoret dhe/ose ti shfaqet palëve të treta nëse është e nevojshme apo ligjërisht e detyrueshme mbi bazën e rëndësisë për interesin publik, ose për ndërtuar, ushtruar ose mbrojtur një çështje ligjore. 

Skedarët “Cookies” 

Skedarët “Cookies” janë skedarë të vegjël të dhënash që qëndrojnë në kompjuterin tuaj dhe na lejojnë t’ju njohim si përdorues nëse ktheheni në Faqen e Internetit duke përdorur të njëjtin kompjuter dhe shfletues interneti. 

Ju jeni të lirë të refuzoni skedarët tanë “cookies” në cilësimet e shfletuesit të internetit në kompjuterin tuaj, por kjo mund të shkaktojë pengesë në përdorimin tuaj efikas të Faqes së Internetit. 

Ne mund të vendosim dhe përdorim, qoftë në mënyrë direkte apo nëpërmjet palëve të treta, skedare “cookies” për informacion statistikor dhe analizë të përdorimit të Adresës së Internetit. 

Këto skedarë “cookies” ruajnë të dhëna ose informacion mbi qasjen në pajisjen tuaj kompjuterike për të përllogaritur numrin e vizitorëve unikë, për të analizuar përdorimin e Faqes tonë të Internetit, si dhe për të ndjekur çështje dhe probleme të Faqes së Internetit. Këto mekanizma përdoren për të përmirësuar Faqen tonë të Internetit dhe për të mbledhur të dhëna mbi kërkesat në internet, shfletuesin tuaj të internetit (p.sh. tipin, gjuhën, versionin, cilësimet) dhe sistemin operativ.

Skedarët “cookies” janë programuar të skadojnë brënda një afati maksimal prej 12 muajsh. 

Informacioni i mbledhur gjatë vizitës tuaj në faqen e internetit do të ruhet dhe përpunohen në mënyrë anonime. Çfarëdo informacioni statistikor mund tu shfaqet palëve të treta vetëm nëse kjo bëhet në përputhje me artikullin “Shfaqja e informacionit tek palët e treta” në vijim. 

Kur përdorni Faqen tonë të Internetit, ju mund të ndesheni me skedarë “cookies” nga palë të treta të cilat nuk janë nën kontrollin tonë dhe për përdorimin e të tillë skedarëve ne nuk mbajmë përgjegjësi. 

Shfaqja e informacionit tek palët e treta 

Ne mund të japim informacion tuajin personal tek ose furnitorët e shërbimeve në mënyrë që t’ju mundësojmë shërbimet që keni kërkuar, si dhe për t’ju dhënë informacion që mund të jetë me interes për ju, ose për të bërë studim tregu. Informacioni personal gjithashtu mund ti shfaqet dhe palëve të treta të tjera në mënyrë që ti përgjigjemi kërkesave ose pyetjeve tuaja, kur këto palë të treta veprojnë si nën-kontraktorë të fondit MIDF dhe si të tilla mund të duhet të përpunojnë të dhënat tuaja personale per llogari të tonën.

Për të përmbushur detyrime ose kërkesa të natyrës ligjore ose rregullatore, të dhënat personale mund ti shfaqen autoriteteve të zbatimit të ligjit, agjensive shteterore rregullative, ose palëve të treta të tjera, ashtu sic kërkohet nga ligjet dhe rregulloret në fuqi. 

Varësisht nga vendndodhja e përpunuesve të të dhënave personale që ne mbledhim nga ju në kontekstin e shfaqjeve të informacionit të përmendura më lart, të dhënat tuaja personale mund të transferohen në vende që janë jashtë Zonës Ekonomike Evropiane të cilat nuk japin të njëjtin nivel mbrojteje për të dhënat tuaja personale. Duke pranuar këtë Politike Privatësie ose duke paraqitur të dhënat tuaja personale, ju qartësisht jepni pëlqimin për transferimin e të dhënave tuaja personale në vende të tilla, siç mund të jetë e nevojshme. 

Ju mund të kërkoni një listë të plotë të marrësve të të dhënave personale dhe vendndodhjes së tyre, si dhe tipin e të dhënave personale që mund tu shfaqen nga MIDF, të dhëna të cilat mund të përmbajnë informacion rreth jush për t’ju dhënë shërbime. 

Lidhje me adresa të tjera interneti 

Për lehtësinë tuaj, kjo Faqe Interneti mund të mbaje lidhje me adresa të tjera të internetit. Adresa të tilla janë jashtë kontrollit tonë, udhëhiqen nga deklaratat e veta mbi privatësinë dhe ne nuk mbajmë përgjegjësi për funksionimin e tyre. Nëse përdorni ndonjë faqe të tillë interneti, ju duhet të konsultoni politikat e privatësisë në adresat përkatëse para se të ndani me to të dhënat tuaja personale. 

Qasja në informacion

Në çdo kohë, ju keni të drejtën për qasjen në të dhënat tuaja personale që ne mbajmë rreth jush, si dhe ti modifikoni ato. Nëse dëshironi të ushtroni të drejtën tuaj për qasje dhe modifikim të të dhënave tuaja apo keni ndonjë pyetje ose shqetësim mbi privatësinë tuaj ndërkohë që përdorni këtë Adresë Interneti, ju lutem kontaktoni me shërbimin e administratorit të faqes së internetit në butonin “Kontakte”. Në të gjitha rastet, ne do të trajtojmë kërkesat për qasje në informacion apo ndryshim të tij në përputhje me kërkesat ligjore në fuqi. 

Siguria e Informacionit 

Megjithëse ne kemi standarte të arsyeshme të teknologjisë tregtare dhe të sigurisë operacionale për të siguruar këtë Faqe Interneti, si dhe masa teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat tuaja personale nga përpunimi i pautorizuar ose i paligjshëm, apo humbja, shkatërrimi ose dëmtimi aksidental i tyre, ne nuk mund të kontrollojmë plotësisht dhe për pasojë nuk mund të mbajmë përgjegjësinë për të gjitha ndërprerjet, ndërhyrjet, gabimet, humbjen e të dhënave apo cdo pengesë tjetër në përdorimin e kësaj Faqe Interneti të shkaktuar nga thyerje të sigurisë. 

Ndryshime në Politikën tonë të Privatësise 

Ne mund të modifikojmë këtë Politikë Privatësie herë pas here ashtu siç na lind nevoja. Kur bëjmë ndryshime në këtë Politikë Privatësie, ne do të ndryshojmë datën e rishikimit në pjesën më lart të kësaj faqe, dhe kjo Politikë e Privatësisë e ndryshuar do të jetë në fuqi për ju dhe informacionin tuaj deri në një datë të tillë ndryshimi. Ju ftojmë të rishikoni në mënyrë periodike këtë Politikë Privatësie për tu informuar rreth versionit më të përditësuar të saj.