Kushtet e Përdorimit

Hyrje

Kjo faqe interneti (Faqja e Internetit) operohet nga Fondi i Zhvillimit të Infrastrukturës Komunale („MIDF“ose „Fondi“), me seli në adresën “14, boulevard Royal, L-2449” në Luksemburg, regjistruar në Regjistrin Tregtar dhe të Shoqërive (“Registre de Commerce et des Sociétés”) me numër regjistrimi B-174.243. 

Fondi i Zhvillimit të Infrastrukturës Komunale është themeluar më 12 dhjetor 2012 si shoqëri anonimee kualifikueshme si shoqëri investimesh me kapital të ndryshueshëm – fond i specializuar investimesh (“société d’investissement à capital variable- fond d’investissement spécialisé”) sipas ligjit të Luksemburgut të datës 13 shkurt 2007 mbi fondet e specializuara të investimit dhe mbikqyret nga Komisioni i Mbikqyrjes së Sektorit Financiar (Commission de Surveillance du Secteur Financier) të Luksemburgut.

MIDF nuk është i autorizuar si institucion krediti në Luksemburg dhe nuk mund të zhvillojë aktivitete bankare dhe/ose të japë kredi publikut. 

Informacioni i përmbajtur në këtë faqe interneti është vetëm për qëllime informimi. MIDF nuk kontrakton apo jep shërbime nëpërmjet faqes së internetit. Asgjë në këtë Faqe Interneti nuk duhet të interpretohet si ofertë dhe/ose kërkesë për të ofruar për të blerë, shitur, apo mbajtur instrumente investimesh, produkte financiare apo për të bërë çfarëdo transaksioni tjetër. 

Çdo investim apo vendim tjetër i marra nga ju, si rrjedhojë, nuk duhet të mbështetet në informacionin e disponueshëm nga Faqja e Internetit. 

Ju lutem lexoni me kujdes kushtet më poshtë përpara se të përdorni këtë Faqe Interneti. Duket përdorur apo vizituar këtë Faqe Interneti ju pranoni dhe bieni dakort me këto kushte përdorimi (“Kushtet e Përdorimit”). Nëse ju nuk pranoni këto kushte, ju nuk mund të përdorni këtë Faqe Interneti.

MIDF ruan të drejtën, sipas zgjedhjes vetëm të vetën, të ndryshojë, modifikojë, shtojë ose heqë pjesë të këtyre Kushteve të Përdorimit në çdo kohë. Prandaj, ne ju inkurajojmë të kontrolloni këtë Faqe Interneti herë pas here për të rishikuar Kushtet e Punës më të fundit që janë detyruese për ju. 

Qasja 

MIDF nuk garanton që kjo Faqe Interneti është e disponueshme në çdo kohë pa ndërprerje apo keqfunksionim. MIDF ruan të drejtën të zhvillojë, ndryshojë, pezullojë, apo të ndërpresë çdo aspekt të Faqes së Internetit përfshirë, por jo vetëm, përmbajtjen e disponueshme në këtë Faqe dhe qasjen tuaj në të. 

Përdorimi i Pranueshëm 

Ju nuk duhet ta përdorni Faqen e Internetit për çfarëdo qëllimi të paligjshëm apo mashtrues.

Ju nuk duhet ta keqpërdorni Faqen e Internetit duke futur viruse, skedarë të tipin “Trojan”, “worm”, apo “logic bombs” apo material tjetër i cili është i dëmshëm nga ana teknologjike. Në veçanti, ju nuk duhet të ndërhyni, dëmtoni, apo shkaktoni ndërprerje të Faqes së Internetit apo çdo pjesë të saj, të çfarëdo pajisjeje apo të rrjetit mbi të cilin kjo Faqe Interneti është ruajtur apo të çfarëdo programi që përdoret për të operuar këtë Faqe Interneti. Ju nuk duhet të sulmoni Faqen e Internetit nëpërmjet sulmeve “denial-of service”.

Ju mbani vetë përsipër riskun në përdorimin e kesaj Faqeje Interneti. Kjo Faqe Interneti, përfshirë të gjithë përmbajtjen e saj, ofrohet pa asnjë lloj përfaqësimi apo garancie. 

Si rrjedhojë, MIDF nuk do të mbajë përgjegjësi për asnjë humbje apo dëmtim të shkaktuar nga viruse apo çfarëdo lloj materiali teknologjikisht i dëmshëm që mund të infektojë pajisjet apo programet tuaja kompjuterike, të dhënat, dhe materiale të tjera tuajat si rezultat i përdorimit nga ana juaj e Faqes së Internetit apo shkarkimit të ndonjë materiali të postuar në Faqen e Internetit, apo çdo adresë interneti të lidhur me të. 

Megjithëse MIDF përpiqet të sigurojë që informacioni i përmbajtur brënda kësaj Faqe Interneti është i saktë në momentin e publikimit, asnjë përfaqësim apo garanci nuk ofrohet për saktësinë, plotësinë, apo përshtatjen e tij lidhur me qëllimet për të cilat përdoret. Faqja e Internetit mund të përmbajë gabime ortografike apo pasaktësi të tjera, ose informacion që nuk është i përditësuar. Fondi MIDF nuk është i detyruar të përditësojë materialin i cili ofrohet “siç-është” pa ndonjë konditë, garanci apo kushte të tjera të çfarëdo lloji. 

Politika e Privatësisë 

MIDF ka krijuar një Politikë Privatësie për t’ju shpjeguar se si mblidhen dhe përdoren të dhënat tuaja, gjë të cilën mund ta lexoni duke përdorur linkun “Politika e Privatësisë". Përdorimi nga ana e juaj e Faqes së Internetit do të thotë njohje dhe rënie dakort nga ju me Politikën e Privatësisë së fondit MIDF e cila përbën një pjesë të pandarë të këtyre Kushteve të Përdorimit. 

Kufizimi për detyrimet 

Fondi nuk mban asnjë detyrim çfarëdo qoftë ai në lidhje me përdorimin e Faqes së Internetit sipas këtyre Kushteve të Përdorimit, përfshirë çfarëdo detyrimi mbi dëme direkte apo indirekte, humbje të të ardhurave, humbje në emrin e mirë, humbje të çfarëdo programi apo të dhënash, humbje të oportunitetit, humbje në përdorim të pajisjeve kompjuterike, apo për çfarëdo humbjeje specifike. 

Në veçanti, MIDF nuk mban përgjegjësi për dëmtime dhe mungesë performancë të shkaktuar nga ngjarje të paparashikueshme, të pakapërcyeshme, apo të pashmangshme të tilla, dhe jo vetem, si: forca madhore, greva apo konflikte në marrëdhënie të punës, luftra apo dhunë tjetër, zjarre dhe fatkeqësi të tjera, apo çdo ligj, urdhër apo kërkesë e çdo autoriteti apo agjensie qeverisëse. 

MIDF nuk garanton dhe nuk është përgjegjës për besueshmërinë, plotësinë ose saktësinë e çfarëdo të dhëne të ruajtur në faqen e internetit, përfshirë, dhe jo vetëm, përmbajtje që mund të ketë gabime dhe problem në transmetim dhe kopjim.

Deri në maksimumin e lejuar nga ligji në fuqi, fondi MIDF refuzon përgjegjësinë për çdo gabim, pasaktësi dhe mungesë në Faqen e Internetit dhe çdo humbje apo dëmtim që rezulton nga përdorimi i kësaj Faqe, pavarësisht nëse shkaktohet nga shkujdesje apo jo. 

MIDF nuk perjashton apo kufizon detyrimin e vet që rezulton nga shkujdesje e rëndë apo shkelje me paramendim; ose për vdekje apo plagosje të personit si rezultat i shkujdesjeve, mashtrimeve apo çdo shkelje tjetër të Fondit që mund të mos përjashtohet apo kufizohet nga ligji në fuqi. 

Lidhjet me faqe të tjera interneti 

Faqja e Internetit mund të përmbajë lidhje me faqe të tjera internet, këshilla ose paraqitje nga palë të treta dhe linqe të tilla janë vetëm për qëllime informimi. Fondi MIDF nuk bën përfaqësim lidhur me saktësinë në përmbajtje apo në kohë të një informacioni të tillë, dhe nuk ka rishikuar apo nuk do të rishikojë informacion të tillë. Ju e mbani vetë përsipër riskun lidhur me çdo përdorim i një informacioni dhe faqesh të tilla. Fondi MIDF nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e këtyre faqeve të internetit. 

Të Drejtat e Pronës Intelektuale 

Çdo e drejtë autori, markë, dizajn, patentë, e drejtë pronë intelektuale apo pronë tjetër në informacionin e përmbajtur në këtë Faqe Interneti, është në pronësi të fondit MIDF ose të licensuesve të tij si palë të treta.  Asnjë e drejtë prone intelektuale nuk i licensohet, caktohet, apo i kalohet personave që përdorin Faqen e Internetit. 

Këto Kushte të Përdorimit nuk ju japin juve asnjë të drejtë për të përdorur çfarëdo të drejte te pronës intelektuale, përveç çfarë lejohet në vijim. 

Ju lejoheni të konsultoni, printoni dhe shkarkoni ekstrakte nga kjo Faqe Interneti vetëm për referimi tuaj personal në lidhje me përdorimin e parashikuar nga kjo Faqe Inerneti, dhe vetëm nëse asnjë dokument dhe informacion nuk modifikohet apo shpërndahet nga ju jashtë qëllimit të kësaj Faqeje Interneti. 

Çdo përdorim me qëllim tregtar i kësaj Faqe Interneti apo përmbajtjes së saj është rreptësisht i ndaluar. 

Dispozita të përgjithshme 

Nëse ju shkelni ndonjë dispozitë të këtyre Kushteve të Përdorimit, e drejta për të përdorur këtë Faqe Interneti mbaron automatikisht dhe ju duhet të shkatërroni menjëherë çfarëdo ekstraktesh të shkarkuara apo printuara nga kjo Faqe. 

Moskryerja nga fondi MIDF e të drejtës se tij për të ushtruar apo imponuar çfarëdo të drejtë apo dispozitë të Kushteve të Përdorimit nuk duhet të përbëjë heqje dorë nga kjo e drejtë apo dispozitë. Titujt e seksioneve në këto Kushte të Përdorimit janë vetëm për lehtësinë tuaj dhe nuk kanë efekt ligjor apo kontraktual. 

Ligji në Fuqi dhe Juridiksioni 

Këto Kushte Përdorimi dhe çdo mosmarrëveshje apo pretendim që lind nga ato apo në lidhje me to ose me thelbin e tyre, do të rregullohen dhe interpretohen në përputhje me ligjet e Luksemburgut dhe do të jenë subjekt i juridiksionit ekskluziv të Gjykatave të Luksemburgut. 

Kontakte 

Nëse keni ndonjë pyetje lidhur me këto Kushte Përdorimi apo ndjeni që shqetësimet tuaja nuk janë trajtuar, ju lutemi drejtojini pyetjet tuaja në MIDF duke përdorur linkun "Kontakt".