Investimet e Pranueshme

Investimet e Pranueshme

MIDF operon në bashkëpunim me banka tregtare lokale në rajon duke bashkëfinancuar ose ndarë riskun e kredisë për bankat pjesëmarrëse si dhe/ose duke u dhënë atyre likuiditetet e nevojshme për kredidhënie. Bankat pjesëmarrëse japin kredi ndaj përfituesve të pranueshëm  për investime infrastrukturore komunale në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Bosnjë Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, dhe Serbinë. Normat e interesit të kredive vendosen në mënyrën me atraktive të mundshme nga bankat pjesëmarrëse sipas politikave të tyre të brëndshme si dhe vlerësimit të riskut.

Kreditë mund të jenë në një shumë nga 100,000 Euro deri ne 5 miljonë Euro, me një afat maksimal prej 10 vitesh.

Klientët e pranueshëm

Klientet e investimeve të MIDF-së përfshijnë: 

  • Komuna dhe qeveri vendore,
  • Organizma apo institucione që zotërohen nga komunat,
  • Institucione të tjera publike që zotërojnë infrastrukturë komunale apo operojnë me të,
  • Operatorë të sektorit privat që japin shërbime komunale (si për shembull operatorë të transportit urban, kompani të kursimit të energjisë, furnitorë privatë të nxehjes qëndrore dhe energjisë, etj.). 

Investime të pranueshme 

MIDF në mënyrë indirekte financon për ndërtimin e infrastrukturës së re, ose rehabilitimin dhe përmirësimin e asaj ekzistuese, si për shembull: 

  • Furnizim me ujë të pijshëm, trajtim i ujrave të zeza dhe kanalizime;
  • Menaxhim i mbetjeve të thata, qendra riciklimi, pika të ndarjes së mbeturinave, qendra të përzierjes së plehrave, apo lehtësira të ngjashme për trajtimin e mbeturinave;
  • Furnizim me energji dhe ngrohje, si për shembull, sisteme ngrohjeje qëndrore, përfshirë rrjetin përkatës, kaldajat, nënstacione të ngrohjes;
  • Rrugë e parkingje publike, menaxhim trafiku dhe sinjalistikë, stacione autobuzash, ndriçim të rrugëve, parqe, dhe zona për këmbësorë;
  • Projekte të efiçiencës së energjisë për sektorin publik dhe ndërtesa publike;
  • Infrastrukture transporti publik rrugor dhe hekurudhor;
  • Projekte të tjera të infrastrukturës komunale, sipas rastit.