Asistenca Teknike

Objektivat

Për të arritur misionin e tij, për forcimin e aftësive dhe promovimin e kredidhënies komunale në Ballkanin Perëndimor, fondi MIDF u jep asistencë teknike bankave pjesëmarrëse dhe klientëve përfundimtarë. 

Asistenca teknike mundësohet ne formë grantesh të dhëna nga donatorët e besueshëm të fondit MIDF (Donatorët). Gjithashtu, MIDF ndan mënjanë një pjesë të të ardhurave vjetore të veta për këtë qëllim. 

Asistenca teknike mbështet zhvillimin, përgatitjen, dhe implementimin e projekteve për investime të MIDF-së. Ajo lëvrohet nga një grup konsulentësh për asistencë teknike me shumë eksperiencë të cilët janë zgjedhur me kujdes. Brënda këtij grupi, konsulenti i duhur zgjidhet rast pas rasti nisur nga kërkesat dhe ekspertiza e nevojshme në projekt.

  • Asistenca teknike për bankat pjesëmarrëse

Asistenca teknike mbështet bankat pjesëmarrëse në krijimin e strukturave të shëndosha të operacioneve për financimin e investimeve infrastrukturore komunale. Kjo përfshin vendosjen e kontrollit të brendshëm dhe metodologjisë për vlerësimin e riskut në investimet komunale e infrastrukturore, hartimin e dokumentacionit të duhur për procesin e financimit, përgatitjen e vlerësimit të praktikave me impakt social e ambiental, si dhe prokurimin dhe monitorimin e koncesioneve.

  • Asistenca teknike për klientët e kredisë

Asistenca teknike mbështet klientët e MIDF-së në përmirësimin e kapaciteteve të tyre administrative e teknike përgjatë ciklit të zhvillimit dhe implementimit të projektit. Kjo përfshin përgatitjen e studimit të fizibilitetit, hartimin e projektit, dokumentacionit të tenderimit, kontrollin e prokurimeve dhe koncesioneve, si dhe monitorimin e projektit dhe raportimet mbi të.