• Mirë se vini ... ë

    ... në adresën e Fondit të Zhvillimit të Infrastrukturës Komunale (MIDF)

    <
    >
  • Asistenca Teknike

    MIDF është hapi i parë drejt përmiresimit të dhënies së asistencës teknike lidhur me investimet në infrastrukturë, e përshtatur kjo sipas nevojave specifike të bankave pjesëmarrëse dhe/ose komunave e bashkive.

    <
    >
  • Bankat Pjesëmarrëse

    MIDF synon të zhvillojë një treg bankar për kreditimin e komunave dhe bashkive duke rritur aftësitë e bankave për të analizuar dhe marrë përsipër riskun në fushën e kreditimit të pushtetit vendor.

    <
    >

Objektiva

Misioni

Misioni i Fondit të Zhvillimit të Infrastrukturës Komunale, ose ‘Fondi MIDF’, është të arrijë një qëndrueshmëri afatgjatë të shërbimeve publike që ofrohen nga pushteti vendor, dhe në të njëjtën kohë të zhvillojë sistemin e kredidhënies ndaj komunave e bashkive në rajonin e Ballkanit perëndimor. 

Sfida – mungesa në financimet për infrastrukturë

Infrastruktura vendore në të gjithë Ballkanin perëndimor vuan nga një mungesë e konsiderueshme investimesh. Vështirësitë financiare dhe ekonomike të kohëve të fundit kanë patur një efekt të rëndë mbi buxhetet qëndrore e vendore në rajon, duke kufizuar kështu disponueshmërinë në fonde për investime infrastrukturore.

Midis 2008 dhe 2013, investimet publike në Ballkanin perëndimor janë zvogëluar në mënyrë thelbësore me mbi 30%. Komunat e bashkitë vijojnë të kenë vështirësi për mbushjen e këtij boshllëku me financime alternative nga burime të jashtme si pasojë e historikut të kufizuar të kredisë në këtë fushë, kapaciteteve të pamjaftueshme, si dhe frenimit në marrjen përsipër të risqeve nga sistemi bankar.  Rrjedhimisht, komunat dhe bashkitë e kanë shpesh të pamundur qasjen në fonde për investime që ato i kanë të domosdoshme. Kjo është një situatë e papërshtatshme dhe e paqëndrueshme, sidomos nëse merren parasysh pritshmëritë për rajonin lidhur me hapat drejt Bashkimit Evropian. 

Vizioni – mundësimi i investimeve për infrastrukturë

Për të zgjidhur këtë sfidë, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) dhe KfW themeluan Fondin e Zhvillimit të Infrastrukturës Komunale, ose MIDF, në vitin 2013. Fondi MIDF jep financimin afatgjatë të nevojshëm për investime infrastrukturore dhe ndihmon për të mbuluar mungesat aktuale për financime në rajonin e Ballkanit perëndimor, përfshirë Shqipërinë, Bosnje Hercegovinën, Kosovën, Maqedoninë, Malin e Zi, dhe Serbinë. 

Qasja – partneritet me sektorin bankar

MIDF operon me banka tregtare (bankat pjesëmarrëse) të cilat janë zgjedhur me kujdes për të zgjeruar mundësitë për financim të sektorit komunal në rajon.

MIDF bashkëfinancon projekte me bankat pjesëmarrëse duke ndarë risqet e kredisë dhe duke ofruar likuiditet, ne varësi te nevojave. Duke përfituar nga ekspertiza dhe historiku i suksesshëm i aksionerëve të vet në këtë sektor, MIDF përqëndrohet në mënyrë ekskluzive në investimet e infrastrukturës komunale. Kjo përfshin ndërtimin, rehabilitimin ose modernizimin e ujësjelljes, trajtimin e ujrave të zeza, administrimin e mbeturinave të thata, sistemet vendore të furnizimit me energji, projektet e efiçiencës së energjisë, infrastrukturën sociale, dhe transportin publik (investimet e pranueshme). Komuniteti lokal do të jetë përfituesi përfundimtar i investimeve të financuara nga MIDF. 

Asistenca teknike

Për të mbështetur misionin e vet dhe implementimin e suksesshëm të projekteve të investimit, MIDF mobilizon donatorë ndërkombëtarë për tu ofruar grante për asistencë teknike bankave pjesëmarrëse dhe huamarrësve. Këto grante përfshijnë mbështetjen me fonde për përgatitjen dhe implementimin e projekteve, si dhe mbështetjen e iniciativave për trajnim për të siguruar që investimet e bëra të jenë të mirëadministruara, financiarisht të qëndrueshme, dhe që financimi të jetë bërë me kushtet e tregut. Qëllimi përfundimtar i asistencës teknike është që projektet të realizohen shpejt dhe të kenë efekt të dukshëm, ndërkohë që krijohen aftësitë për të patur efiçiencë dhe cilësi më të lartë të shërbimeve infrastrukturore komunale të ofruara dhe financimit te kesaj infrastrukture (Asistenca Teknike).

Vëmendja e projektit

Fokusi i Fondit MIDF është një gamë e gjërë investimesh infrastrukturore komunale, të përzgjedhura me kujdes, në përputhje me kriteret e pranueshmërisë në MIDF (investime të pranueshme).

Twitter

MIDF
09/03/17 - The Shareholders and Board of MIDF decided to wind down the Fund’s operations. New investments and TA are not available.
MIDF
29/12/2016 Luxembourg - MIDF Board Meeting - Open Call BiH ==CLOSED==. No more applications will be accepted.
MIDF
#Gostivar - 25/05/2016 - Construction start of bridge on river #Vardar, financed by Komercijalna banka with #MIDF pic.twitter.com/X1s0Htww3j